13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Ishim në një vagon me Rugovën, tha që Hasan Prishtina e ka bërë një gabim strategjik” – Krasniqi zbulon bisedat

- Advertisement -

Konferenca e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e quajtur “Rugova dhe Perëndimi”, ka qenë temë diskutimi në Kosovë në “Pressing” të T7.

Profesori Milazim Krasniqi që ka qenë bashkëpunëtor i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka treguar një ngjarje të vjetër nga shtatori i vitit 1989 teksa po ktheheshin nga Zagrebi.

Ai tha se Rugova kishte thënë e vlerësonte figurën e Hasan Prishtinës, por kishte kritikuar pse nuk e ka shpallur shtetin shqiptar në Prishtinë.

“Një detaj po ju tregoj të çuditshëm për ata që nuk e njohin Rugovën. Ishim duke u kthyer nga Zagrebi prej një mbledhjeje të shkrimtarëve të Jugosllavisë në një vagon vetëm unë dhe ai dhe filli me fol për Kosovën e pavarur në shtator të vitit 1989 para se të formohet LDK-ja. Po fillonte me tregu siç kemi me bërë himni kur ka ra Kushtrimi në Kosovë, dhe si kemi me bë stemën me motive dardane dhe filloi me tregu që Hasan Prishtina një lider i madh ka bë një gabim strategjik që nuk e ka shpallur vitin 1912 shtetin e pavarur shqiptar në Prishtinë, por e ka lënë me kompliku. Ka pasur një lloj vizioni të çuditshëm që e kanë shumë intelektualë që kur konfrontohet në politikë fiton një dinamikë të çuditshme”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit