6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Ishi i Ballkanit, Edvin Kuç i jep fitoren Malit të Zi në sekondat e fundit

- Advertisement -

Edvin Kuç ka vazhduar me paraqitje të mira te Mali i Zi, ku ka shënuar gol në minutën e fundit për t’i dhënë fitoren ndaj Ishujve Faroe.

Kjo ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botërorit 2026 dukej e lehtë në letër për malaziasit, por mysafirët arritën të rezistonin deri në minutën e 96-të.

Ish-mesfushori i Ballkanit, që tash luan te Neftchi Baku, Kuç, realizoi gol të bukur për rezultatin përfundimtar 1-0.

31-vjeçari u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, por i mjaftoi për të lënë gjurmë.

Mali i Zi në Grupin L ka 6 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Çekia pas dy ndeshjeve. Ishujt Faroe e Gjibraltari janë pa pikë. Ndërsa Kroacia nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, pasi ishte në garë në Ligën e Kombeve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit