Gjatë një përplasjeje të ashpër me Artan Kola, i njohur në shtëpi si Tani, situata është tensionuar deri në përdorimin e fjalëve të rënda.
Në pamjet që kanë dalë në rrjet, Mateo i drejtohet Tanit me një deklaratë që ka shkaktuar reagime të shumta.

Foto: YouTube
Në kulmin e debatit, Mateo i thotë Tanit: “Ishallah ta poshtëron një njeri jashtë gruan tënde”.
Kjo deklaratë ka tronditur të gjithë marrë parasysh se është e ndaluar të përfshihen gjëra nga jashtë, e veçanërisht familjarët.
Shumë prej tyre kritikuan gjuhën e përdorur nga Mateo, duke vënë në dukje se përfshirja e familjarëve është e papranueshme.
Tani mbetet për t’u parë nëse produksioni i Big Brother do ta trajtojë këtë incident në Prime dhe nëse do të marrë masa ndaj banorit për deklaratën.






