Që kur u zbulua në një aeroport të Nju Jorkut në moshën 14-vjeçare, Kate Moss ka patur një karrierë të shkëlqyer në fushën e modelimit.

Por pavarësisht të suksesit të saj, ylli i modës duket se mban edhe sot plagët emocionale të detyrimit për të pozuar e zhveshur në një foto kopertine për revistën “The Face”. Foto në fjalë u shkrep nga fotografja e ndjerë, Corinne Day, në vitin 1990.

“Unë ende, edhe pas atij xhirimi, kam qarë shumë për heqjen e rrobave me të (Day)”, ka thënë 50-vjeçarja duke shtuar: “Unë me të vërtetë nuk doja t’a bëja”.

“Isha vërtetë e turpshme. Isha 15 vjeçe dhe ‘topless’ në një revistë dhe isha ende në shkollë. Për fat të mirë “The Face” nuk u shit në Croydon, kështu që nuk mendoj se dikush e ka parë vërtetë, por ka dëgjuar për të”, ka treguar modelja e famshme nga Croydon, në jug të Londrës.

Mos shfaqet e zhveshur në fotografinë në fjalë, duke mbuluar pjesët intime me duar dhe me një kapele dielli.

“Fillova të bëja foto ‘topless’ në moshë shumë të re dhe isha shumë e vetëdijshme që kisha një nishan në të djathtën time që e urreja aq shumë sa do të qaja”, ka treguar Moss në podkastin e shoqes së saj, Bella Freud, “Fashion Neurosis”.

50-vjeçarja ka rrëfyer gjithashtu se ‘kurrë nuk ka dashur që të jetë e zhveshur’.

“Më duhej t’a kapërceja sepse fotografja më tha ‘nëse nuk e bën këtë, nuk do të të rezervoj për punën tjetër’, kështu që më duhej ta kaloja”, ka treguar Moss.