-3.5 C
New York
Friday, January 16, 2026

Buy now

Ish- zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Trump të mbajë një sy në rajon

- Advertisement -

Ballkani mbetet një rajon i brishtë përballë ndryshimeve të mëdha gjeopolitike. Fred Fleitz, ish zv.asistent i Presidentit Donald Trump dhe Shef i Kabinetit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, pranoi se ekziston potencial për konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se ka potencial për konflikt, por me udhëheqjen e Grenellit është mbajtur një sy i vazhdueshëm mbi situatën”, tha ai.

“Besoj se është në interesin e presidentit Trump që, së bashku me ambasadorin Grenell, të mbajnë një sy mbi situatën në këtë rajon. E di që ai është një mik shumë i mirë i shqiptarëve, por për këtë çështje mund të flisni drejtpërdrejt me ambasadorin Grenell”.

Gjatë vitit të kaluar, Trump ka deklaruar disa herë se ka arritur të parandalojë një konflikt Kosovë-Serbi, duke e futur këtë në listën e luftërave që mundi të ndalte, si ajo mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Pakistanit dhe Indisë, e të tjera. /A2CNN

Të ngjashme

Të fundit