22.4 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Ish-zyrtari i lartë i MPJ-së: Ambasadori Qehaja duhet të shkarkohet

- Advertisement -

Prenkaj ka thënë se ambasadori Qehaja duhet të shkarkohet pasi reagimi i tij nuk përputhet me qëndrimin zyrtarë të Presidentes Omsani, që sipas tij, është zëri i politikës së jashtme.

Ai e konsideron këtë veprim si “voluntarizëm diplomatik” dhe thotë se është i mjaftueshëm për të shqyrtuar largimin e ambasadorit nga misioni, pasi veprime të tilla dëmtojnë unitetin institucional dhe sinjalizojnë moskoordinim me autoritetet shtetërore.

Në një reagim, edhe pse të vonshëm, të publikuar në profilin e ambasadës në Facebook, ambasadori Florian Qehaja e përshëndet reagimin e institucioneve maqedonase dhe, siç thotë ai, qëndrimin e fuqishëm të faktorit politik shqiptar në Qeveri përkitazi me këtë çështje.

Reagimi i plotë i Albert Prenkaj:

Kosova nuk ka qeveri andaj i vetmi institucion i lartë shtetërorë që duhet referuar nga ambasadorët është Presidenca/Presidentja!

Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës shef i Politikës së Jashtme është Presidenti (Nei 84, paragrafi 10), e në këtë rast Presidentja Osmani-Sadriu.

Sipas rregullit diplomati/Ambasadori zbaton Politikën e Jashtme të qeverisë dhe autoriteteve më të larta shtetërore.

Në kohën kur Kosova është në ngërç politik, pra nuk ka qeveri legale dhe legjitime, me deputet të çertifikuar nga KQZ që kanë uzurpuar postet qeveritare, secili zyrtarë publik në vend e posaçërisht diplomat nuk do të duhej të kenë dyshim se cila është pika referente institucionale të cilës duhet referuar.

Dalja e Ambasadorit të Kosovës Qehaja në Shkup në lidhje me (mos) reagimin e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Mickoski, e që nuk përputhet me deklaratën zyrtare të Presidentes Osmani-Sadriu tregon qartë krizën e thellë politike në Kosovë. Një kakofoni politike që është pasojë e mungesës së qeverisë dhe Presidentes e cila nuk ka qeveri për tu koordinuar. Në këtë rast Ambasadori Qehaja do të duhej të bashkërendoj me Presidencën për të përcjellur mesazhin shtetërorë të Republikës së Kosovës me rastin e mos reagimit të duhur të Qeverisë së Maqedonisë Veriore ndaj skadimeve vullgare ultra-nacionaliste antishqiptare gjatë një ndeshje sportive.

Këto veprime të diplomatit janë subjekt i shqyrtimit për largim nga misioni diplomatik meqë konsiderohet vollunterizëm dhe mos zbatim i politikës shtetërore.

Largimi i Ambasadorit është shenjë i komunikimit me qeverinë nënoushtet në vendin pritës!

Të ngjashme

Të fundit