Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, pretendon se sot KFOR-i nuk e ka lejuar të hyjë në Komunën e Zveçanit, ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.
Sipas Hoxhës, ky është një sinjal që komunikim me partnerët ndërkombëtarë, sërish po çalon.
“Sot, kemi një informatë që nuk mund të konfirmoj zyrtarisht, por që informata jo-zyrtare është mjaft e besueshme që një ministri të Qeverisë së Kosovës është ndaluar që të hyjë në Komunën e Zveçanit nga KFOR-i. Pra, ky është një sinjal që komunikimi, i cili kohëve të fundit ishte përmirësuar me partnerët ndërkombëtarë, sërish po çalon dhe këtu është frika ime që mos-koordinimi me ta mund të na rendojë mbi supe ndonjë masë tjetër… Ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nuk iu është leju me hy në Zveçan nga KFOR-i”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Ditëve të fundit ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla bashkë me atë të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, kanë marrë pjesë në largimin e disa billbordëve nacionaliste serbe të vendosura në disa pjesë në komunat veriore.