15.5 C
New York
Saturday, November 2, 2024

Buy now

Ish-zëvendësministri i Arsimit: Vendimi i Nagavcit për librat, i vonuar

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se afati i MAShTI-it për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore është shumë i shkurtër.

Rexhaj tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të dështojë nëse kjo formë dështon, por sipas tij, do të ndodhë e kundërta nëse kjo formë funksionon.

“Ministrja i ka përgjegjësitë që t’i sigurojë tekstet, mirëpo kjo nuk është çështje e ministrisë. Tashmë ka një vendim, dhe ky vendim duhet të zbatohet dhe të gjitha palët e përfshira duhet të veprojnë në atë drejtim”, tha Rexhaj në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se shkollat bashkë me prindërit e komunat duhet të bëjnë çmos që ky vendim të zbatohet mirë, e nëse jo, ai tha se duhet parë se ku është gabimi.

“Çështja e teksteve në Kosovë dhe furnizimi me tekste, nuk është hera e parë dhe as e fundit që po bëhet me probleme. Kosova s’ka histori të ndritshme me shpërndarjen e teksteve në mënyrë që të thuhet se tash fëmijët po shkojnë poshtë”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit