Ish-zëvëndësminsitri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka reaguar lidhur me çështjen e sigurimit të librave për nxënesit e shkollës fillore. Ai ka thënë se ka dyshime lidhur me këtë subvencionim që do të bëhet, meqë sipas Mustafës, Ministria ka rritur dy herë buxhetin e alokuar.
Sipas Mustafës, MASHT kishe alokuar për këtë tender 4.3 milionë euro, derisa sipas shifrave që ka prezantuar ministrja Nagavci, do të tejkalohet buxheti prej 9 milionë euro.
Mustafa ka ftuar Komisionet Parlamentare dhe Prokurorinë e shtetit që ta përcjellin me vëmendje këtë #ështje, meqë ka rritje të shpenzimeve për tekset shkollore më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.
Reagimi i plotë:
Dyshimet vazhdojnë
Dy ditë më parë në postimin tim prezentova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasët 1-5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasët 6 dhe 8. Për këtë tender, MASHTI kishte alokuar buxhetin prej mbi 4.3 milion €.
Në postimin tim supozava se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëhere vetëm për tesktet 1-5 do të shpenzohen sê paku 9 milion €.
Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestu dhe e konsideru si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 € për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këte shumë në 80 €, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion €.
Cfarë do të thotë tani ky “këshilltar”, cili perfolet për shumë ndërhyrje e keqpërdorime ne ministri e institucione tê arsimit të lartë dhe që “befasisht” thuhet se është familjar UDBashi dhe se ka disa kallëzime penale.
Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje , sepse kemi rrithje të shpenzimeve pêr tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar .
Dhe kjo nuk besoj që është rastësi…