Vetëm nëntë ditë pasi nënshkroi me Konyaspor, ish-lojtarit të Manchester Unitedit, Morgan Schneiderlin, i është ndërprerë kontrata nga klubi turk.
Në një deklaratë zyrtare të lëshuar të enjten pasdite, Konyaspor njoftoi se blerja e tyre e fundit po largohej nga ekipi për “arsye familjare”. Schneiderlin nuk ka folur ende për mediat dhe arsyeja e saktë e ndërprerjes mbetet mister për momentin.
Schneiderlin kaloi tre vjet me klubin francez Nice para se të largohej në verë. Ai bëri 59 paraqitje për ekipin e Ligue 1 gjatë dy sezoneve e gjysmë përpara se të kalonte gjysmën e dytë të sezonit 2022–23 në huazim me klubin australian Western Sydney Wanderers.
Në një deklaratë zyrtare Konyaspor tha: “Futbollisti Morgan Schneiderlin, transferimin e të cilit e kemi njoftuar së fundmi, i ka përcjellë drejtuesve tanë se dëshironte të largohej për arsye familjare. Si rezultat i konsultimeve dhe vlerësimeve, klubi iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Morgan Schneiderlin dhe e ndërpreu kontratën e tij me marrëveshje të ndërsjellë.”
Me arsyen që ende nuk është sqaruar, Schneiderlin me shumë gjasa do të hapet së shpejti për të zbuluar arsyen e këtij vendimi tronditës.
Schneiderlin hapin më të madh në karrierë e bëri, kur në vitin 2015 kaloi te Manchester Unitedi, ku u paraqit 47 herë deri në vitin 2017, kur u largua për në Everton.