Ish-ushtari UÇK-së, Emin Lati, në një intervistë për “Info Magazinë” në Klan Kosova, ka bërë një urim me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ua uroj të 15-vjetorin e Pavarëisë të gjithë atyre që kanë kontribuar, por edhe atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
“Urime 15-vjetori i Pavarësisë, më së shumti u shkon urimi atyre që kanë dhënë kontribut për këtë vend, edhe një bardak ujë nëse e kanë dhënë, por urime edhe atyre që nuk e kanë dhënë as edhe një bardak ujë për këtë vend, edhe atyre urime”, tha ai.
Lati tutje u shpreh se fatkeqësisht për vlerat e luftës nuk është bërë asgjë.
“Ne kur kemi qenë në atë kohë që iu kemi bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandatit legjendar, Adem Jashari, unë nuk e kam menduar me pa këtë mrekulli tash që ka ardhur 15 vjet pas luftës. Fatkeqësisht për vlerat e luftës nuk është bërë asgjë”, u shpreh tutje ai.