22.8 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Ish-ushtari i UÇK-së padit Dimal Bashën

- Advertisement -

Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka dorëzuar padi dhe kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha, raporton EkonomiaOnline, përcjell Klankosova.tv.

Padia lidhet me pretendimet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është financuar nga kartelet e drogës – pretendime këto të cilat kishin ardhur nga një punim ku bashkautor ishte Dimal Basha.

“Të premten, në ora 13:20, në Prokurorinë Speciale do të dorëzojmë kallëzimin penal dhe padinë ndaj Dimal Bashës, për propagandë dhe përhapje të fakteve të pavërteta ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, kishte njoftuar të mërkuren avokati i Pllashnikut, Gent Gjini.

 

Të ngjashme

Të fundit