23.4 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Ish-ushtari i UÇK-së: Kurti ka qenë në dijeni për shkrimet e Dimalit

- Advertisement -

Ish-ushtari i UÇK-së, Ali Sefaj ka reaguar pas publikimit të një artikulli të publikuar në 2012, ku kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ‘‘po dezinformonte botën’’ duke thënë se fondet për UÇK-në vinin nga trafikantë droge.

Sefaj thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka qenë në dijeni për shkrimet dhe qëndrimet e Dimalit ndaj UÇK-së.

Sipas tij, presioni duhet të orientohet ndaj Kurtit dhe jo ndaj Bashës.

Sefaj përmes një shkrimi në ‘Facebook’, thotë se “Albini është arkitekti dhe pronari i kësaj propagande, ndërsa Dimali dhe të tjerët janë vetëm zagarë që lehin për llogarinë e tij”.

Reagimi i plotë:

Mos u bëni naiv!

Albin Kurti ka qenë në dijeni për shkrimet dhe qëndrimet e Dimalit ndaj UÇK-së. Prandaj presioni nuk duhet të orientohet ndaj Dimalit, por ndaj vetë Albinit.

Fryma anti UÇK nuk lind dhe nuk ushqehet nga Dimalat, por nga Albini. Albini është arkitekti dhe pronari i kësaj propagande, ndërsa Dimali dhe të tjerët janë vetëm zagarë që lehin për llogarinë e tij.

Linçimi i Dimalit është rruga më e lehtë. Por nëse jeni të sinqertë, atëherë ballafaqohuni me burimin e urrejtjes dhe propagandës kundër UÇK-së, me shefin e tyre, Albin Kurtin.

Atij duhet me ia nxanë derën, jo zagarëve të tij!

Të ngjashme

Të fundit