19.6 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

Ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun, ka dyshime të rënda ndaj tij

- Advertisement -

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Nexhmedin Spahiut, i cili udhëtoi në Beograd për të takuar Ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq në zyrën e tij.

“Z. Spahiu duhet ta dijë se është me fat që nuk jam unë në krye të organeve të sigurisë – përndryshe, do ta kishte pritur i njëjti fat në hyrje të Kosovës siç e pati miku i tij dikur,” ka deklaruar Tahiri, siç e citoi “jepizë”.

“Ai është një qytetar i zakonshëm, njësoj si ata që u arrestuan pak ditë më parë për takime dhe bashkëpunim me agjentë të BIA-s serbe,” theksoi Tahiri.

“Ajo që më habit më shumë është pse Spahiu nuk ndodhet para prokurorisë duke dhënë deklaratë për këtë vizitë dhe kontaktet e tij,” përfundon postimin Tahiri.

Të ngjashme

Të fundit