Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Nexhmedin Spahiut, i cili udhëtoi në Beograd për të takuar Ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq në zyrën e tij.
“Z. Spahiu duhet ta dijë se është me fat që nuk jam unë në krye të organeve të sigurisë – përndryshe, do ta kishte pritur i njëjti fat në hyrje të Kosovës siç e pati miku i tij dikur,” ka deklaruar Tahiri, siç e citoi “jepizë”.
“Ai është një qytetar i zakonshëm, njësoj si ata që u arrestuan pak ditë më parë për takime dhe bashkëpunim me agjentë të BIA-s serbe,” theksoi Tahiri.
“Ajo që më habit më shumë është pse Spahiu nuk ndodhet para prokurorisë duke dhënë deklaratë për këtë vizitë dhe kontaktet e tij,” përfundon postimin Tahiri.