Ish ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili u arrestua mbrëmë në pikë kalimin kufitarë Glloboçicë-Jazhincë, nga ana e policisë maqedonase, do të dërgohet në paraburgim ekstradues prej 30 ditëve në burgun hetues të Shutkës.
Flet-arresti ndërkombëtarë i lëshuar nga ana e Serbisë në Interpoll është pranuar nga Gjykata Penale e Maqdonisë së Veriut dhe ish ushtari i UÇK-së Ramadani, 30 ditët e ardhshme do të qëndron në burg njoftuan mediat shqiptare në Maqedoni të Veriut.
Arrestimi tij erdhi me urdhër nga Serbia dhe u krye nga Ministria e Punëve të Brendshme të RMV-së.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet sot rreth rastit të Ramadanit, për çka tha se Ministria e Drejtësisë së Kosovës është në komunikim me autoritetet maqedonase.
“Ministria e jonë e Drejtësisë dhe jo vetëm janë në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës atje në mënyrë që të marrin vesh më shumë për shtetasin e Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim atje”, ka thënë Kurti.