Shtatë persona janë arrestuar nga policia, si të dyshuar për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika.
Në mesin e tyre është edhe një ish-pjesëtar i FSK-së, Rilind Murati.
Murati kishte shërbyer në ushtrinë e Kosovës për një vit dhe kishte kërkuar vullnetarisht të demobilizohet.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Rilind Murati ka shërbyer në gradën e ushtarit nga 20.05 2022 deri më 24.03.2023. Është demobilizuar me kërkesë të tij, vullnetarisht”, deklaroi Maqedonci.
Rilind Murati, është djali i një zyrtari policor i cili shërben në stacionin policor në Kaçanik.
Në këtë rast, në shtëpinë e tij është konfiskuar edhe një armë zyrtare për ta verifikuar nëse kjo është përdorur për ta kryer vrasjen