10.4 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Ish-trajneri i Zhegrovës flet për sulmuesin: Në momentin kur ka hyrë në fushë është dalluar nga të tjerët

- Advertisement -

Edon Zhegrova, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit në vend, për shkak të akuzave që bëri në drejtim të “disa personave” brenda Përfaqësueses.

Rreth fillimit të karrierës së tij ka folur në një intervistë për lajmi.net ndër trajnerët e parë të anësorit kosovar, Gazmend Haliti.

Ai ka treguar se çfarë e dallonte Zhegrovën nga të tjerët.

“Në momentin kur hyn në fushë lojtari dallohet, shumë gjëra janë edhe të lindura siç i ka pasur edhe Edoni. Dëshira e madhe për punë, disiplina, performanca në stërvitje dhe lojë ka bërë që të tregoj se ai ka një të ardhme premtuese. Kjo është bërë realitet pasi ai sot luan në nivel profesional dhe që çdo ditë po tregohet se bëhet fjalë për një futbollist të kalibrit të lartë”, ka thënë ai.

Haliti po ashtu ka treguar prapaskenat e rritjes së

“Si klubi i Prishtinës dhe familja ka investuar shumë. Ai deri në kategorinë U17 ka qenë pjesë e Prishtinës, pastaj ka shkuar në Belgjikë dhe atje ka arritur një nivel më të lartë”, shtoi ai.

Intervistën e plotë të Gazmend Halitit të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit