6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ish-striptisja kërcënon Princ Harryn se do i publikojë fotot nudo!

- Advertisement -

Carrie Royal, ish-striptisja 52-vjeçare, anëtare e OnlyFans së fundmi ka kërcënuar dukën e Sussex se do t’i publikojë fotot nudo që ka realizuar nga festa e tyre “famëkeqe” në Las Vegas në vitin 2012. Ajo ka treguar detaje nga festa, teksa tregon se Princ Harry ka qenë nën efektin e alkollit, teksa zbulon se edhe e ka puthur.

“Patëm një moment që do ta mbaj mend gjithmonë”,-ka thënë 52-vjeçarja. Teksa me Harry-n ka kujtime të bukura, për bashkëshorten e tij, Meghan Markle nuk ka një mendim të mirë. “Ai po manipulohet nga Meghan”,-ka thënë Royal. Rikujtojmë, se Princi Harry ka vënë në rrezik lejen amerikane të qëndrimit, pasi deklaratat e përfshira në autobiografinë e tij “Spare” në lidhje me përdorimin e lëndëve narkotike, rezultuan të kundërta me ato që kishte dhënë për autoritetet në SHBA.

Duka i Sussex pranoi në autobiografi se kishte përdorur drogë, si marihuanë dhe kokainë, Kjo është e papajtueshme me rregullat strikte amerikane. Nëse ai do ta kishte deklaruar këtë gjatë aplikimit për vizë, nuk do ta kishte marrë dokumentin, ndaj për këtë arsye Policia e ka cilësuar hyrjen e tij në SHBA si të paligjshme.

Sipas revistës Times, qeveria amerikane ka refuzuar të publikojë kërkesën për vizë të paraqitur nga Princi Harry pas lëvizjes së tij në Shtetet e Bashkuara. Arsyeja e mohimit, sipas tyre lidhet me faktin se rrëfimet e bëra në një libër nuk përbëjnë provë se ai ka përdorur drogë dhe se historia mund të jetë zbukuruar për të shitur më shumë kopje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit