7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ish-snajperisti i Koshares me rrëfim emocionues: Me pasaporta false nga Amerika erdhëm të luftojmë për vendin

- Advertisement -

Luftëtari i Betejës së Koshares, Musa Smajli me rastin e 24-vjetorit të kësaj beteje ka rrëfyer për kohën para se të hynte në vijën e frontit dhe sakrificat e asaj periudhe.

“Në atë vit kur filloi lufta u dashtë sakrificë e madhe, unë isha në Amerikë, isha me biznese, ishte problem i madh të vendosja, në Gjermani isha njëherë pastaj shkova në Amerikë isha aktiv nëpër klube për lobim shqiptar, ishte organizata “Rilindja thërret në veprim” dhe duke biseduar me Bujar Bukoshin, na thanë kushdo që vendos të punojë për vendin e tij mundet të vijë. Nuk më pranoi Batalioni i Atlantikut, erdha të luftoj për Kosovën”, ka thënë Smajli.

Në  RTV Dukagjini ai ka rrëfyer se sa e vështirë ka qenë të lë mbrapa familjen e tij.

“Isha i përgatitur, mora vendime të rënda, duke biseduar me vëllaun tim, vendosa që të vi dhe të luftoj. Nuk na zinte gjumi, na thirri atdheu, fëmijët dhe të gjithë i lashë mbrapa, i mësyva aeroplanit me pasaporta false”, ka vijuar ai.

Po ashtu ai ka treguar se edhe në atë kohë organizimi i hierarkisë në luftë nuk ka qenë i mirë dhe se disa marrin merita nga lufta për të cilën nuk kanë kontribuar shumë.

“Nuk ka pasur organizim të mirë, ata që nuk kanë bërë asgjë për vendin kanë përfituar në shpinë të njerëzve të mirë. Disa komandantë nuk kanë bërë gjë për luftën, 70mijë veteranë me pas kaq shumë është interesante, unë e kam shkelë krejt Dukagjinin e Kosharen me këmbë, kurse dikush tjetër flet dhe i merr vlerat”.

Ai ka rrëfyer edhe për sakrificat kur ishte në vijë të frontit.

“Kemi vuajtur pa ushqim. Unë kam vuajtur më shumë, ka qenë ndjenjë interesante, kam parë djem, më vjen keq për ta, luftëtarë të vërtetë”. Ushtari është ushtar, nuk ka të drejtë të flasë, duhet të flasin luftëtarët. Lumët na që i patëm disa luftëtarë që luftuan për Shqiptarinë. Unë në atë kohë kur hyra në vijë të frontit, kontakti i parë ishte me Naim Malokun. Nuk kam ditur ku ishte Kosharja, vetëm e dija se po i dal zot Atdheut”.

Ndryshe, të hënën bëhen 24 vjet që prej Betejës së Koshares, e cila konsiderohet si njëra nga më të rëndësishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit