Hasan Preteni, ish-shefi i Agjencisë Antikorrupsion, e ka quajtur matrapaz dhe analfabet ish-nëpunësin e kësaj agjencie, deputetin Mefail Bajqinovci.
Preteni në Facebook e ka komentuar deklaratën skandaloze të Bajqinovcit që i vinte në një vijë opozitën dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Pushteti nuk duhet identifikuar me Mefailin, ky është matrapaz dhe analfabet”, tha Preteni në komentin e tij te Gazeta Blic.
Bajqinovci para se të bëhej deputet, përveçse gazetar i KTV-së, ai ishte edhe shef i Zyrës për Mbështetje dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Pasi ishte bërë deputet, ajo pozitë ishte pezulluar, duke tentuar që t’i ruhet në rast se Bajqinovci nuk zgjidhet deputet.
Kjo pozitë i është ruajtur deri në vitin e kaluar Bajqinovcit, duke e mbajtur të pezulluar.