Home Lajme Botë Ish-sekretari i NATO-s s’mbetet pa punë, sot pritet të marrë një post të lartë

Ish-sekretari i NATO-s s’mbetet pa punë, sot pritet të marrë një post të lartë

0
Ish-sekretari i NATO-s s’mbetet pa punë, sot pritet të marrë një post të lartë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të emërohet të martën ministër i Financave i Norvegjisë si pjesë e një riformatimi të kabinetit qeveritar, raportuan televizioni NRK dhe gazeta DN, duke cituar burime anonime.

Stoltenbergu, politikan veteran i Partisë së Punës, ishte kryeministër i Norvegjisë në dy periudha: 2000 – 2001 dhe 2005 – 2013. Ai e udhëhoqi aleancën më të fuqishme ushtarake në botë për një dekadë, duke dhënë dorëheqje vitin e kaluar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Partia e Qendrës, me qëndrime euroskeptike, u largua të enjten nga koalicioni qeveritar pas një mosmarrëveshjeje rreth zbatimit të politikave të Bashkimit Evropian në fushën e energjisë, duke e lënë të vetme në pushtet Partinë e Punës tetë muaj para zgjedhjeve.

Exit mobile version