10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Ish-punonjësit e “Adidas”: Kanye West na tregonte fotot nudo të Kim Kardashian

- Advertisement -

Pasi kompania “Adidas” ndërpreu marrëdhëniet me Kanye West për shkak të postimeve të tij antisemitike, ish-punonjësit kanë pohuar së fundmi se reperi u ka treguar stafit pornografi dhe foto nudo të ish-bashkëshortes Kim Kardashian si një “mënyrë për t’i frikësuar”.

Një ish- punonjës, pohoi se West i tregoi atij një foto nudo të yllit televiziv, gjatë një interviste pune në vitin 2018.“Gruaja ime sapo ma dërgoi këtë”, dyshohet se i tha reperi i “Heartless” teksa kishte nxjerrë një foto “shumë personale” të Kardashian në telefonin e tij.

Gjithashtu një tjetër thuhet se kujtoi 43- vjeçarin, duke treguar një video me pullë të kuqe të Kardashian. Kur u pyet se West tregonte foto të themelueses së Skims, një person i tretë me sa duket i konfirmoi akuzat ndaj reperit. Ata pretenduan se West “nuk kishte frikë të shfaqte imazhe +18 ose të fliste për situata që duheshin mbajtur private”.

Kujtojmë se West i tregoi drejtuesve të Addidas një video 30-minutëshe në YouTube, në të cilin shfaqte pamje pornografike. Ish-punonjësit më tej pohuan për median se West do të shfaqte vazhdimisht imazhe dhe video pornografike, duke përfshirë edhe kasetat e tij seksuale.

Një ish-punonjës tjetër  pretendoi se West kishte në shënjestër në mënyrë specifike punonjëset femra. West kishte folur më parë për “varësinë e tij ndaj pornografisë”, duke thënë se ajo i “shkatërroi” familjen e tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit