13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ish-prokurori Blakaj rifshaqet i nervozuar nga ShBA-të, thotë se po e shqetësojnë disa “trima të Facebookut”

- Advertisement -

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj, reagoi pas një kohe të gjatë dhe atë me nervozizëm për një çështje rreth të cilës nuk ka dhënë shumë detaje.

Blakaj shkruan për disa persona anonim të cilët i adresojnë mesazhe në Facebook dhe ka një mesazh për ta.

“Këshillë “trimave” të facebook-ut me emra anonim dhe “ekspertëve” pa identitet, kot e keni se nuk merrem me ju! Provoni të lexoni të paktën 25 minuta në ditë, ju siguroj se do ta shëroni vetvetën!  Ndërsa për ata të cilët qëndrojnë pas jush, të jeni të bindur se përveç që janë duke abuzuar me ju, shumë shpejtë si leckë do t’ju hudhin në koshin e plehrave sepse kjo është e tëra çfarë mund t’ju ofrojnë!”, shkruan Blakaj.

Elez Blakaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit special në gusht të vitit 2018 dhe ishte larguar nga Kosova në drejtim të SHBA-ve, pasi është ankuar për presion gjatë punës së tij.

Ish-prokurori Blakaj kishte qenë duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së, ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm

Emri i Blakajt ishte bërë i famshëm sidomos nga rima e kryeministrit të tanishëm, Albin Kurti, në kohë fushate, kur premtonte largimin e ish-kryeprokurorit Aleksander Lumezi, me fjalët “shkon Lumezi, vjen Elezi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3305603703043042&id=100007803331197

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit