Ndonëse me kilometra larg, ish-presidentit amerikan Bill Clinton, i shkoi një urim fort i afërt.
“Miqtë e Amerikës” u mblodhën në zyrën e kësaj shoqate në Prishtinë për të kremtuar ditëlindjen e tij të 77-të, të shtunën, raporton Klan Kosova.
Ani se miku i madh i Kosovës nuk ishte prezent, ai nuk u la pa një mesazh virtual.
“Populli i Kosovës është falënderues dhe nuk i harron veprimet që i keni bërë për ne, kur ne kemi qenë në rrezik të madh”, tha Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”.
Shënimi i kësaj date po thuhet se u bë edhe për një tjetër shkas, në mënyrë që të ketë efekt në vetëdijen e masës e sidomos tek të rinjtë.
Në këtë organizim morën pjesë figura të njohura nga sfera të ndryshme, duke përfshirë përfaqësues të policisë, zjarrfikësve, politikanë e aktivistë të tjerë.