22.6 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Ish-presidenti slloven: Kosova e Serbia pajtohen vetëm në BE

- Advertisement -

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Sllovenisë beson në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të anëtarësimit të tyre të njëkohshëm në BE.

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka vlerësuar se anëtarësimi i njëkohshëm i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian do të lehtësonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve.

“Pavarësisht që shumë njerëz mendojnë se nuk ka shans për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, unë mendoj se do të ishte më e lehtë të arrihej ajo marrëveshje nëse të dy vendet do të hynin njëkohësisht në BE, kur populli i Kosovës dhe i Serbisë të vendosin kështu përmes një referendumi”, ka deklaruar Pahor.

“Unë mendoj se i vetmi përmirësim i rëndësishëm në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtines është i mundur vetëm me hyrjen e të dy vendeve në BE”, ka shtuar ai në një intervistë për të përditshëm malazeze “Vijesti” të botuar të shtunën pasdite.

Komentet e Pahorit vijnë në një kohë kur dialogu vazhdon të mos ofrojë asnjë rezultat. Ndryshe, ish-kryeministri slloven ka synuar të marrë postin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, por nuk është mbështetur nga shtetet anëtare.

Të ngjashme

Të fundit