Home Lajme Ish-presidenti i Serbisë: Kjo nuk është një marrëveshje që ofron kompromis, por shkon në favor të Prishtinës

Ish-presidenti i Serbisë: Kjo nuk është një marrëveshje që ofron kompromis, por shkon në favor të Prishtinës

0
Ish-presidenti i Serbisë: Kjo nuk është një marrëveshje që ofron kompromis, por shkon në favor të Prishtinës

Nënshkrimi i marrëveshjes franko-gjermane nuk do të ishte një akt i njohjes formale të pavarësisë së Kosovës, por padyshim që do të ishte një akt i pranimit zyrtar të pavarësisë së Kosovës si realitet politik”, tha për Danas, Boris Tadiq, ish-president i Serbisë dhe lider i SDS-së, duke shtuar se Aleksandar Vuçiq, në deklaratën e tij pas takimit, thjesht ka anashkaluar disa aspekte kyçe të takimit, shkruan GazetaBlic.

“Në fakt, Vuçiq me këmbëngulje thotë se ende duhet të bihet dakord për një plan zbatimi për të krijuar përshtypjen në opinion se asgjë e rëndësishme nuk ka ndodhur dhe nuk thotë se edhe ai edhe Kurti e kanë pranuar përmbajtjen e marrëveshjes ashtu siç ka qenë e publikuar mbrëmë. Ai po mundohet të krijojë konfuzion në opinion dhe dalëngadalë t’i “fusë në ujë të ftohtë qytetarët tanë”, theksoi Tadiq.

Ai shton se promovimi i sotëm i donacionit të BE-së ka për qëllim përgatitjen e publikut për nënshkrimin e një marrëveshjeje që e trajton Kosovën si shtet të pavarur dhe nuk e pengon anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

“Manipulimi që do të jemi dëshmitarë në ditët në vijim do të reduktohet në ngritjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si një arritje e madhe dhe përfitimet materiale që Serbia do të ketë nga braktisja e interesave të saj legjitime kombëtare në Kosovë”, shpjegoi Tadiq dhe shtoi se kjo nuk është një marrëveshje që ofron një kompromis, sepse teksti i marrëveshjes e bën të qartë se marrëveshja shkon ekskluzivisht në të mirën e Prishtinës dhe se me nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, Serbia po jep gjithçka dhe nuk po merr asgjë.

Exit mobile version