10.2 C
New York
Sunday, November 2, 2025

Buy now

Ish-presidenti i KE-së: Ndonjëherë jemi zhgënjyer nga Kosova, BE bazohet në pajtim – anëtarësimi mjeti më i mirë për të ulur tensionet

- Advertisement -

Charles Michel, ish-president i Këshillit Evropian, ka folur për përvojat e tija rreth çështjes së Kosovës dhe Serbisë. I njëjti ka deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është mjeti më i mirë për t’i bindur të dyja vendet për rregullimin e raporteve.

Michel ka deklaruar se anëtarësimi në BE është sipas tij, mënyra më e mirë për t’i zbutur tensionet dhe normalizuar marrëdhëniet.

“Unë me sinqeritet ndjej se mjeti më i fortë është anëtarësimi në BE. Dhe nëse duam që Kosova dhe Serbia te jenë të guximshme në nivel të brendshëm, sepse e di që si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ekziston nevoja për t’i bindur qytetarët se zgjedhjet që po bëhen janë zgjedhjet më te mira për ta, mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit për ta. Mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit është qё ata udhëheqës dhe ato shoqëri ta kenë ketë perspektive anëtarësimi. Sepse ky anëtarësimi, sipas meje, është mënyra më e mirë për të zbutur tensionet, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të zhvilluar një agjendë më pozitive të orientuar drejt së ardhmes”, u shpreh Michel për Euronewsal.

Tutje, ish-presidenti i KE-së është shprehur se ka pasur raste kur kanë qenë të zhgënjyer me Kosovën, por edhe raste të tjera, kur kanë qenë të zhgënjyer me Serbinë.

Po ashtu, ai ka kujtuar se si para pak vitesh, në BE kanë pasur bindjen se kanë qenë afër marrëveshjeve themelore mes Kosovës dhe Serbisë, porse kjo gjë në fund ka dështuar.

‘‘Shikoni, bazuar në përvojën time, kam përshtypjen se ndonjëherë, në të vërtetë, jemi zhgënjyer nga Serbia, por ndonjëherë jemi zhgënjyer edhe nga Kosova. Dhe mendoj se në nivelin e BE-së kemi përpjekur gjithmonë të jemi të sinqertë dhe të balancuar. Ne nuk i nënvlerësojmë sfidat dhe vështirësitë në fushën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe e kujtoj shumë mirë që një ose dy vjet më parë kishim përshtypjen,  brenda BE-së, se ishim pranë arritjes së disa marrëveshjeve themelore midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe në fund, ajo dështoi’’, ka shtuar ai.

I pyetur nga gazetarja edhe se cili na liderët mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit ka qenë më ‘’kokëfortë’’, Michel dha përgjigje duke thënë se në nivel të BE-së, kanë ndjerë në raste disa raste kanë pasur më shumë vështirësi me njërën palë, e në disa të tjera, me palën tjetër.

‘‘Jo, nuk kam ndërmend t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, sepse nëse e bej do të isha joproduktiv. Ndonjëherë në nivelin e BE-së, kemi pasur përshtypjen se kemi pasur më shumë vështirësi me njërën palë. Ndonjëherë kemi pasur vështirësi më palën tjetër. Por ne nuk e humbim pamjen e madhe. E kuptojmë që ka shumë emocione, gjithashtu shumë realitet dhe vështirësi të brendshme që duhet t’i marrim parasysh dhe duhet t’i respektojmë.  Por e dini, historia e BE-së bazohet te pajtimi’’, ka shtuar ai

Të ngjashme

Të fundit