-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

​Ish-presidentët shqiptarë vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë: Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së

- Advertisement -

Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli kanë vizituar në Hagë, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit, shkruan Scanner.

Kjo vizitë është realizuar me iniciativë të kreut Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili kishte ftuar edhe ish-presidentët e Kosovës.

Pas vizitës, Pacolli ka njoftuar se “qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet”.

Postimi i plotë i Pacollit:

Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së.


Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=633310074824554&id=100044367011944

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit