Presidentët e gjallë amerikanë u mlodhën sot në Kongres për inaugurimin e Donald Trump.
Clintonëve, Bushëve dhe Bidenëve iu bashkua vetëm një Obama – Barack – pasi ish-Zonja e Parë Michelle Obama ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë ceremoni.
Është rasti i dytë formal radhazi, pas funeralit të Jimmy Carter, që mungesa e zonjës Obama po vihet re.
Ndihmësit e familjes Obama nuk kanë pranuar ta shtjellojnë vendimin për ta anashkaluar inaugurimin, duke thënë vetëm se ishte një zgjedhje personale e ish-zonjës së parë. Mosmiratimi i saj për Donald Trump është i njohur, pasi ajo dha kritika të ashpra ndaj tij në fushatën e vjeshtës së kaluar.