8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ish-policit serb, Dejan Pantiq i vazhdohet arresti shtëpiak edhe për dy muaj

- Advertisement -

Ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është vazhduar arresti shtëpiak edhe për dy muaj.

Këtë e konfirmoi djali i tij, Predrag Pantiq derisa deklaroi se nuk ka detaje lidhur me vazhdimin e arrestit shtëpiak.

Djali i ish-zyrtarit policor theksoi se ka pritur që babait të t’i mundësohej mbrojtja në liri, por kjo nuk ndodhi as kësaj radhe, shkruan Kosovo-Online.

Sipas tij, avokati do të bëjë ankesë se ka pak shpresë se kjo do të pranohet.

Predrag Pantiq, shtoi se ndaj babait të tij nuk ka prova të paraqitura.

Ai foli edhe për gjendjen shëndetësore të babait të tij që e përshkroi si të ndryshueshme por stabile.

Dejan Pantiq, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar. Ai akuzohet se ka sulmuar zyrat komunale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit