10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Ish-polici që dha dorëheqje pas 24 vitesh thotë se vendimi nuk ishte i lehtë

- Advertisement -

Pakënaqësitë e tyre, i kishin shprehur në formë proteste.

Madje, duke dalur dy herë brenda vitit të kaluar para objektit të Qeverisë.

Pjesëtarët e Policisë kishin kërkuar plotësimin e disa kërkesave të tyre.

E si rezultat i mosreflektimit nga institucionet, kishte edhe shumë dorëheqje nga Policia e Kosovës.

Latif Hyseni që kishte shërbyer në këtë institucion për 24 vite, tregon se vitin e kaluar dha dorëheqje nga ky profesion e që vendimi nuk ishte i lehtë.

Hyseni i cili ishte toger me pozitë, thotë se përpos faktorit ekonomik, shkak për dorëheqje ka qenë edhe rrugëtimi professional që thotë se tash e bën si avokat.

Ai thotë se kërkesat e ish-kolegëve të tij janë të arsyeshme, andaj kërkon nga institucionet të ketë reflektim ndaj kërkesave të tyre.

E kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri tregon se vitin e kaluar kanë qenë rreth 100 dorëheqje nga ky institucion e që thotë se shumica prej tyre janë me përvojë mbi 10-vjeçare.

Teksa shtoi se ka indicie që edhe liberalizimi i vizave të jetë një shkak që të ketë dorëheqje tjera nga kjo organizatë e sigurisë.

Viti i kaluar u karakterizua me një sërë pakënaqësisht të shprehura nga pjesëtarët e Policisë për shkak të Ligjit të ri të pagave, ku u janë hequr disa benefite.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit