Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten, kështu kanë konfirmuar familjarët e tij.
Familjari Shkëlzen Spahiu përmes një shkrimi në Facebook se Arbnori ka hyrë në Kosovë gjatë mbrëmjes së sotme.
“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, ka shkruar ai.
Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe u akuzua për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit.






