15.6 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Ish-përfaqësuesi i Malit të Zi në NATO: Oktapodi rus në rajon, KFOR-i i gatshëm për të reaguar

- Advertisement -

Admirali dhe ish-përfaqësuesi ushtarak i Malit të Zi në NATO, Dragan Samarxhiq,deklaroi se nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur me Malin e Zi, nëse vendi i tij nuk do të ishte anëtar i NATO-s.

Ai beson se NATO-ja dhe BE-ja, me procesin e integrimit të shteteve në radhët e tyre, mund të kontribuojnë në “varrosjen e sëpatave të luftës” në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur se sa i sigurt është Mali i Zi, ndonëse anëtar i NATO-s, nga ndikimi i mundshëm shkatërrues i Rusisë, Samarxhiq tha se oktapodi i inteligjencës ruse ka shtrirë tentakuat në gjithë rajonin.

“Duke qenë se oktapodi është pakurrizor, nuk ishte problem për të që të gjente tradhtarë vendas për të ngjitur aty tentakulat”, tha Samarxhiq.
Ai mëtutje shtoi se Bashkimi Evropian është tejet i vetëdijshëm për faktorës përçarës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe rajon, si dhe për ndikimin e Rusisë mbi disa udhëheqës, pa mbështetjen e të cilëve do të ishte e vështirë të sillesh kështu dhe që të mbijetojnë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Reagimi i shpejtë i BE-së dhe dërgimi i forcave shtesë të EUFOR-it flet qartë për stabilitetin e situatës dhe sa beson komuniteti ndërkombëtar se një përpjekje e mundshme për të provokuar një konflikt mund të zgjidhet nga institucionet e Bosnjes dhe Hercegovinës. Sa I përket Kosovës, në gatishmëri janë forca shtesë të KFOR-it në rezervë, të cilat do të përdorëshin pa kurrfarë ngurrimi, në rast të ndonjë përpjekje për të cenuar sigurinë. Unë nuk do të këshilloja askënd në rajon të mendohet, e lëre më që të përpiqet të shkelë marrëveshjet ndërkombëtare, të provokojë ndonjë trazirë apo konflikt. Përgjigja e bashkësisë ndërkombëtare do të jetë më e shpejtë dhe më e ashpër se kurrë më parë”, tha oficeri malazez.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit