Julia Fox, e cila u bë e famshme për rolin e saj si Julia De Fiore në filmin “Uncut Gems” të Adam Sandler, ka shokuar fansat e saj së fundmi me një pamje krejtësisht të re. Ish- e dashura e Kanye West u bë bjonde dhe le të themi se ngjason pak me Kim Kardashian.
Julia, e cila së fundmi publikoi librin e saj me kujtime të titulluar ‘Down the Drain’, ka ndryshuar ngjyrën e saj të flokëve dhe ka guxuar. Duhet të theksojmë se aktorja në çdo dalje të saj publike arrin që të tërheqë shumë vëmendje për shkak të veshjeve mjaft të çuditshme dhe mjaft të guximshme.
Në librin e saj, Julia Fox përmendi se ajo po kalonte një “rrugë të trazuar drejt supremacisë kulturore: marrëdhënia e paqëndrueshme e prindërve të saj që ndau fëmijërinë e saj midis Italisë dhe qytetit të Nju Jorkut dhe e la atë të rritej kryesisht”. Më pas ajo pohoi se marrëdhëniet e saj në atë kohë nuk ishin optimale pasi ajo ishte e përfshirë me “një të dashur posesiv dhe abuziv që merrej me drogë” që e bëri atë të kalonte shumë si në burg si dhe në një spital psikiatrik.
Rikujtojmë gjithashtu se Julia ka reaguar ndaj thashethemeve se ka humbur peshë duke përdorur injeksionin e insulinës Ozempic. Së fundmi në një intervistë ajo ka thënë se nuk do të përdorte kurrë një injeksion që i ndihmon pacientët të mbijetojnë.
Shumë thonë që unë marr Ozempic. Kjo nuk është e vërtetë. Unë kurrë nuk e kam përdorur dhe nuk do ta bëja kurrë. Ka diabetikë që kanë nevojë për të.
Një semaglutide, e cila është ërbërësi aktiv në Ozempic, i përket një klase medikamentesh të quajtur agonistë GLP-1. Këto komponime përsërisin një hormon që ne të gjithë e prodhojmë në zorrët tona, i cili lirohet pasi fillojmë të hamë. Me fjalë të thjeshta, frenon oreksin dhe ‘mashtron’ trupin që të ndihet i ngopur.