13.5 C
New York
Tuesday, March 10, 2026

Buy now

“Ish-partneri nuk kishte as makinë”, Livia Bunga rrëfen detaje nga jeta private: Nuk më ka shfrytëzuar, por…

- Advertisement -

Në debatin e radhës në “E Diell”, Livia Brunga, ish-banore e Big Brother Vip Albania dhe po ashtu dikur pjesë e emisionit “Për’Puthen”, rrëfen momentet e vështira me ish-partnerin e saj.

“Unë, kur kam njohur personin më të rëndësishëm të jetës sime, ka pas bërë aksident, nuk ka pasur as makinë, është përdorur makina ime për shumë kohë, kështu që nuk i shoh fare ato punë. Nuk dua të bëj shenjtoren, por kjo është e vërteta,” shprehet ajo pas debatit mbi përfitimet që mund të ketë një vajzë në lidhje me një djalë me të ardhura të larta.

E cilësuar nga Xheneta si shfrytëzim nga ish-partneri, Livia e hedh poshtë duke i dalë në krahë lidhjes së saj.

“E shfrytëzuar më duket fjalë pak si shumë e rëndë, por jo, jo… ishte një bashkëpunim, kemi ndihmuar njëri-tjetrin”, tregon Livia.

Të ngjashme

Të fundit