Deputetja e partisë Guxo, Jeta Statovci në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se ka pasur tendenca për bllokimin e tij.
“Ne kemi pasur një skemë politike, të cilët refuzojnë ta pranojnë rezultatin zgjedhor dhe në atë pamundësinë e tyre që të krijojnë kauzë politike, jemi përballur me një kohë të gjatë me tendenca për ta bllokuar, zhagitur procesin e konstituimit të Kuvendit”, u shpreh ajo.
E pyetur se kush po refuzon ta pranojnë rezultatin zgjedhor, ajo u shpreh se këtë po e bëjnë “spektri i ish-opozitës, pra partitë e tjera”.