24.3 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së, Qeveria pa qëndrim zyrtar

- Advertisement -

Gjatë javës, presidenti amerikan Donald Trump, i nisi plot 14 letra nga Shtëpia e Bardhë.

Këto letra i njoftuan 14 shtete të ndryshme se nga 1 gushti do të përballen me tarifa të reja për produktet që i eksportojnë drejt SHBA-ve.

Krejt kjo, sipas Trump, mbi parimin e reciprocitetit.

Por, a ka mundësi që një tarifë e tillë, të arrijë edhe në Kosovë?

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë se Kosova duhet sa më parë ta largojë taksën prej 10% për mallrat e importuara nga SHBA.

E Kosova tashmë ka të vendosur një taksë prej 10% për produktetet e importuara nga SHBA-të.

“Është një anomali e pakuptimtë që tashmë ende ekziston kjo taksë ndaj SHBA-ve, ka pasur fjalë dhe iniciativa edhe qeveritare për këtë, por që fatkeqësisht nuk janë realizuar për heqjen e kësaj barriere. Ka mbetur nga periudha e administrimit ndërkombëtar, por që nuk është hequr deri sot. 1:15 Do duhej institucione të gjejnë zgjidhje që barriera të hiqet sa më shpejt, në mënyrë që të mos jemi në të njëjtin tabor me Bosnjën dhe Serbinë dhe të kemi një relacion krejt tjetër bashkëpunimi ekonomik me SHBA-të”, tha Shala.

Sipas Shalës, tarifat e tilla, i hapin rrugë hyrjes masive së produkteve serbe në Kosovë.

“Parametrat që i ka botuar ASK për 5 mujorin e parë të këtij viti, e tregojnë logjikën e një rritje enorme 100% të hyrjes së produkteve serbe në Kosovë. Gjë që kjo qeveri ka ardhur me parullat tipike populiste në luftë kundër mallrave serbe në Kosovë. E sot si asnjëherë tjetër kemi invazion të mallrave serbe në Kosovë”, tha ai.

E nga partia në pushtet, thonë se ende nuk ka gjë zyrtare.

“Çështje hipotetike, nëse vjen letra, mekanizmat përgjegjës, pra institucionet që adresojnë çështjet e aspektit doganor, shkëmbimeve tregtare, ulën e trajtojnë dhe japin një përgjigje meritore, sikurse komunikojnë në rrethana normale dy shtete mike, në këtë rast siç janë SHBA dhe Kosova”, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci.

Ndryshe,Serbia dhe Bosnje Hercegovina, janë mes vendeve që Shtëpia e Bardhë iu vendosi tarifë prej 35% për produktet që i eksportojnë drejt SHBA-ve.

Të ngjashme

Të fundit