Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka bërë me dije se pas skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ai ka paralajmëruar se sot do të publikojë një arsyetim juridik se si mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se partitë politike nuk kanë liri të pakufizuar për të abuzuar me besimin e deleguar nga sovrani.
“E theksoj edhe njëherë, disa gjëra janë të vetëkuptueshme, thjesht duhet të sillemi si të rritur dhe si qenie të ndërgjegjshme e logjike. Partitë politike nuk kanë liri të pakufizuar për të abuzuar me besimin e deleguar nga sovrani. Brenda pak orësh do të publikoj mekanizmin dhe arsyetimin juridik si mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, pas skadimit të afatit 30 ditor”, ka shkruar Kryeziu.