-7.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Ish-ministrja Haradinaj: Rizotimi i qeverisë Kurti për mosdërgimin e FSK në veri është përdhosje e Ushtrisë së Kosovës

- Advertisement -

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, deklaron se rizotimi me shkrim për mosdërgimin e FSK në veri nga qeveria Kurti, “është përdhosje e Ushtrisë së Kosovës në 6 vjetorin e themelimit të saj me ligj, e me mandat mbrojtjeje në çdo cep të Kosovës”.

Sipas saj, Ministri i Mbrojtjes Maqedonci, “nuk është dashtë t’a pranojë presionin eventual për rizotim as nga KFOR as nga Kryeministri”.

Ajo pyet, nëse është konsultuar presidentja Osmani për përmbajtjen e rizotimit në fjalë.

Reagimi i saj i plotë:

Rizotimi me shkrim për mosdërgimin e FSK në veri në vitin 2024 nga qeveria Kurti (11 vite pas zotimit Thaçi 2013 kur Kosova nuk kishte ushtri me mandat ligjor) – është përdhosje e Ushtrisë së Kosovës në 6 vjetorin e themelimit të saj me ligj e me mandat mbrojtjeje në çdo cep të Kosovës.

Ministri Maqedonci NUK është dashtë t’a pranojë presionin eventual për rizotim as nga KFOR as nga Kryeministri. Automatikisht lindë pyetja: a është konsultuar Presidentja për përmbajtjen e këtij rizotimi – si Komandante Supreme e FSK?!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit