Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla thotë se Asocacion nuk duhet të ketë as me kompetenca ekzekutive e as të ndërmjetme.
Siç thotë ajo, “rrezikimi që po bën Qeveria me rinegociim, arsyetohet vetëm nëse arrinë që në planin e ri implementues t’i evitojë edhe kompetencat ekzekutive, edhe ato të ndërmjetme, e poashtu të ruajë mbrojtjen ligjore dhe filtrin final përmes Gjykatës Kushtetutese”, raporton Indeksonline.
Haradinaj Stublla vlerëson se secili epilog tjetër do t’a instalojë pakthyeshëm Serbinë zyrtare në Kosovë, dhe ky fatalitet do t’i faturohet – përveç dy ish kryeministrave Mustafa e Thaçi – edhe kryeministrit aktual Kurti.
Postimi i plotë:
AS KOMPETENCA EKZEKUTIVE, AS TË NDËRMJETME!
Një plan i ri implementimi për Asociacionin (shtesë atij të vitit 2015) përbën rrezik për riciklimin e të gjitha 23 çështjeve problematike të cilave “u shpëtuam” përmes aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese!
Rrezikimi që po bën Qeveria me rinegociim, arsyetohet vetëm nëse arrinë që në planin e ri implementues t’i evitojë edhe kompetencat ekzekutive, edhe ato të ndërmjetme, e poashtu të ruajë mbrojtjen ligjore dhe filtrin final përmes Gjykatës Kushtetutese.
Secili epilog tjetër do t’a instalojë pakthyeshëm Serbinë zyrtare në Kosovë, dhe ky fatalitet do t’i faturohet – përveç dy ish kryeministrave Mustafa e Thaçi – edhe kryeministrit aktual Kurti.