8.1 C
New York
Sunday, November 10, 2024

Buy now

Ish-ministri për Kosovë Bogdanoviq: Masat e prezantuara nga Vuçiq, paraqesin vetëm një listë dëshirash

- Advertisement -

Ish-ministri për Kosovë Bogdanoviq: Masat Ish-ministri për Kosovë Goran Bogdanoviq, ka vlerësuar se masat e prezantuara së fundi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për zgjidhjen e problemit të Kosovës, paraqesin vetëm një listë dëshirash sepse Serbia nuk ka mundësi ta zbatojë atë.

“Këto nuk janë masa, sepse asgjë nga këto nuk varet nga Beogradi, por një lutje për Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Bogdanoviq në një intervistë për gazetën Nova.

Qeveria serbe miratoi së fundmi një konkluzion që urdhëron masa dhe reagim nga ministritë, për mbrojtje ligjore dhe socialo-ekonomike të serbëve në Kosovë, por edhe të interesave kombëtare të Serbisë.

Vendimi vjen një ditë pas masave që prezantuan nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në konferencën e tij të jashtëzakonshme për Kosovën.

Këto masa, përfshijnë kthimin e gjendjes para vendimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës, shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme sociale, përforcimin e mëtejmë i institucioneve serbe në Kosovë dhe që të mos lejohet mbyllja e tyre.

Sipas kryeministrit serb Milosh Vuçeviç kërkesa do t’i dërgohet Kuvendit serb për të shpallur të paligjshme të gjitha veprimet që janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërmjet palëve negociuese, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit