4.8 C
New York
Thursday, December 19, 2024

Buy now

Ish-ministri Latifi: Buxheti i shëndetësisë është i mjerueshëm, nuk kisha ardhur për të lyer korridore dhe për të arnuar korridore e banjo

- Advertisement -

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka vlerësuar se shëndetësia në Kosovë nuk ka kohë që të shtyhet nga një mandat në mandatin tjetrin të pushteteve qeverisëse.

Sipas Latifit, ndryshimet në shëndetësi duhet të bëhen urgjentisht.

“Shëndetësia e Kosovës nuk ka kohë të shtyhet nga një mandat në tjetrin, nga një Qeveri te tjetra. Duhet të ndryshohet tani. Është dashur të ndryshohet dje. Duke parë se nuk do të mund të jepja kontributin për të cilin kisha menduar, kjo ishte arsyeja kryesore për dorëheqjen time”, ka thënë Latifi gjatë një interviste për  “ATV”.

Ai ka theksuar se përmirësimi në shëndetësi s’kishte ndodhur gjatë kohës të tij sa ishte në krye të dikasterit për një sërë arsyeshme.

“Për arsye të ndryshme nuk kam mundur ta bëj këtë. Së pari, buxheti i shëndetësisë është i mjerueshëm. Një kompani e mirë në Kosovë ka buxhet më të madh se ai që kishim në shëndetësi. Nuk kisha ardhur për të lyer korridore dhe për të arnuar korridore e banjo”.

Nga përvoja e tij, ai deklaroi se nëse shteti do të investonte në infrastrukturën ligjore, fizike atëherë mjekët s’do të kërkoni arsye për t’u larguar nga vendi, transmeton albanianpost.

“Unë nuk besoj se mjekët largohen nga vendi vetëm për paga më të larta. Unë nuk shkova në Amerikë në vitin 1985 sepse doja një pagë më të madhe. Shkova atje sepse e kuptova shumë qartë se nuk mund ta arrija potencialin tim shkencor dhe kirurgjik që dëshiroja ta realizoja këtu, për arsye të ndryshme. Natyrisht, në vitet ’80 ishte shumë ndryshe nga sot”.

“Sot, nëse humbasim një mjek, nuk e humbasim sepse ai dëshiron të fitojë 8 mijë euro në vendet e tjera. Nëse e ndërtojmë infrastrukturën ligjore, fizike, atëherë mjekët këtu do të qëndrojnë, jo vetëm mjekët por edhe të tjerët”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, ka theksuar se Kosova duhet të investojë për të krijuar disa klinika që janë jashtëzakonisht të nevojshme.

“E pashë që nuk mund t’i realizoja 12 qendrat e ekselencës që kisha propozuar dhe që mendoj se ende duhen bërë. Qendrat për trajtimin e traumave, djegieve, onkologjisë dhe të tjera do ta kishin ndalur pothuajse 100 për qind dërgimin e pacientëve tanë nga Kosova në vende të tjera”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi pas 11 muajve nga emërimi në pozitën e ministrit të Shëndetësisë kishte dhënë dorëheqje nga kabineti qeveritar, më 6 tetor të 2022-së.

Largimi i Latifit erdhi pas kritikave të shumta ndaj tij në menaxhimin e shëndetësisë.

Emërimi i tij në këtë pozitë ishte bërë nga kryeministri Albin Kurti, pas dorëheqjes së ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia, i cili në atë kohë kishte dhënë dorëheqje për t’u fokosuar në garën për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit