-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Ish-ministri i MMPHI-së kandidat për deputet nga Nisma

- Advertisement -

Kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate do të jetë edhe Fatmir Matoshi i cili dikur ka mbajtur postin e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe ish-nënkryetar i Komunës së Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Nismës Fatmir Limaj, i cili tha se “Me një përvojë të gjerë dhe një angazhim të pandërprerë, ai ka bërë një ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve dhe ka kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës”.

Njoftimi i plotë:

Kam kënaqësinë ta prezantoj Fatmir Matoshin si kandidat për deputet.

Fatmiri ka një karrierë të shquar si ish-ministër dhe ish-nënkryetar i Komunës. Në këto pozita, ai ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në menaxhimin e burimeve, zhvillimin e projekteve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Me një përvojë të gjerë dhe një angazhim të pandërprerë, ai ka bërë një ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve dhe ka kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës.

Me përkushtim dhe integritet, Fatmir Matoshi është kandidati ideal për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit