Home Lajme Ish-ministri i Mbrojtjes: Kosova nuk ka nevojë për orë policore

Ish-ministri i Mbrojtjes: Kosova nuk ka nevojë për orë policore

0
Ish-ministri i Mbrojtjes: Kosova nuk ka nevojë për orë policore

Ish-ministri i Mbrojtjes, Bejtush Gashi, ka reaguar ndaj deklarates së deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i cili sot i ka bërë thirrje drejtorit të policisë për një plan konkret për t’i ndalur vrasjet, duke përmendur edhe orën policore. Gashi ka thënë se Kosova nuk është në atë shkallë sa të vendoset ora policore.

Sipas Gashit, në vend të masave të tilla ekstreme duhet të merren masa parandaluese.

Nuk kisha dashtë me komentu këtë deklaratë, por nuk jemi në atë shkallë. Akte kriminale ndodhin kudo, por për parandalimin e tyre duhet të merren masa paraprake. Të funksionon sistemi i institucioneve të zbatimit të ligjit, përkatësisht policia të merr masa parandaluese, të zbatoj strategjitë që i ka dhe institucioni përkatësisht, institucionet e drejtësisë të përshpejtojnë me procedurat dhe kryesit e veprave të tilla”, tha Gashi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Exit mobile version