4.8 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Ish-ministri i Inovacionit: Aurora Berisha është një profesioniste, po pritet me entuziazëm nga qytetarët

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka ftuar mbështetësit e PDK-së që në zgjedhjet e 9 shkurtit ta votojnë kandidaten e PDK-së për deputete, Aurora Berisha.

Ai e ka lavdëruar kandidaten e PDK-së duke thënë se ajo është një profesioniste e përkushtuar me përvojë të gjerë në pushtetin lokal, shoqërinë civile dhe sektorin privat.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se Berisha gjatë fushatës zgjedhore është pritur me entuziazëm nga qytetarët.

“𝐍𝐣𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐧𝐠𝐣𝐞𝐬 𝐢 𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐦𝐞 𝐦𝐢𝐪𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐢 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫, Aurora Berisha 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐚𝐣, 𝐦𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐞̈ 𝐐𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦 𝐑𝐞𝐱𝐡𝐚. Aurora, e cila garon në këto zgjedhje me numrin 𝟔𝟖 nga lista e 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, është një profesioniste e përkushtuar me përvojë të gjerë në pushtetin lokal, shoqërinë civile dhe sektorin privat. Si një grua e zonja dhe ambicioze në politikë, ajo po pritet me entuziazëm nga qytetarët, të cilët e shohin si një përfaqësuese të denjë për t’i sjellë përvojën dhe suksesin e saj nga niveli lokal në atë qendror”, ka shkruar Shala.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit