-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Ish-ministri i Arsimit kërkon ligj për mbrojtjen e gjuhës

- Advertisement -

Ish-ministri i Arsimit, Rexhep Osmani ka folur lidhur me gjuhën shqipe e cila sipas tij po bastardohet në Kosovë.

Sipas Rexhepit ndikim të konsiderueshëm në nivelin gjuhësor sot kanë reklamat, arsimi, administrata e mediet.

“Është mësim pak tradicional por ka edhe procese mësimore të cilat janë në nivel shumë të mirë. E marrim tash lëndën e gjuhës, matematikës janë të dyja të rëndësishme, janë të dyja shtylla në shkollë. Gjuha është çelësi për të hyrë në diturinë e lëndëve të tjera. Ju shihni, dilni në qytet dhe shikoni reklamat se çfarë bastardimi ka. Nxënësi ndikohet edhe nga reklamat, ndikohet nga prindi, nga mjedisi ku flitet me shok e shoqe”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai më tej ka kërkuar nga Qeveria mbrojtje të gjuhës me ligj.

“Qeveria duhet ta përgatis një ligj për mbrojtjen e gjuhës. Ata që punojnë në arsim, administratë, media që drejtpërdrejt përçojnë nivelin gjuhësor duhet të jenë të përgjegjshëm për fjalën publike që e thonë, e cila duhet të jetë në gjuhën standarde”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit