7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ish-ministri Çollaku thotë se Qeverisë po i mungon eksperienca në politikën e jashtme

- Advertisement -

Ish-ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku, ka thënë se qeverisë i mungon dija dhe eksperienca në politikën e jashtme.

Çollaku tha në Info Magazine në Klan Kosova se për këtë shkak kjo po reflekton në bërjen e gabime amatoreske të cilat s’po munden që t’i fshehin dot.

“Vizitat tek shtetet mike nuk duhet ta shqetësojë askënd, Sepse ne prioritet gjithmonë duhet t’i kemi shtetet mike por mbi të gjitha partnerët tanë strategjikë. Mirëpo edhe kur po shkojnë tek shtetet mike por edhe tek partnerët strategjikë në vend se t’i thellojnë bashkëpunimin dhe të bëjnë diçka që është bërë deri më tani, ata po bëjnë skandale të natyrave të ndryshme. Por, mbi të gjitha atyre po ju mungon dija dhe eksperienca dhe këto pastaj po reflektojnë në gabimet amatoreske që po i bëjnë dhe që nuk fshihen dot”.

Këtyre ditëve edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, gjenden për vizitë zyrtare jashtë vendit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit