Duke komentuar kërkesën e tri kompanive energjetike për shtrenjtimin e rrymës, ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet energjetik.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 15 për qind.

“Unë besoj që zyra [ZRRE] duhet të analizojë me kujdes, nuk duhet ta pranojë rritje për 35 për qind, se është rritje shumë e madhe e energjisë elektrike. Qeveria duhet të ofrojë subvencione, pra ndihmesë që të mos ngarkohet qytetari, megjithëse ato janë para të buxhetit. Po bëjmë një lojë, një sjellje atje. Unë besoj që nuk duhet ta kalojë mbi 15 për qind e rritjes së tarifave të energjisë. Zyra e Rregullatorit nuk duhet ta pranojë shifrën prej 35 për qind”, ka deklaruar Çeku.

I pyetur se a është e mundshme që të mos ketë ngritje të çmimin, ai ka thënë se kjo është e pamundur.

“Normalisht, nuk mund t’i ikim. Nuk mund të ikin. Ky është koncept i gabuar që e kanë instaluar partitë politike, Qeveria aktuale që ka thënë se “kur të vij unë në pushtet, kurrë s’e rriti (çmimin) e energjisë”. Në fushën e energjisë, të përmbysë revolucioni energjetik, nuk njeh qeverisje, se nuk varet prej teje, varet nga tregjet, nga bursat atje, në kohën e COVID-it, pastaj në vitin 2022 dhe 2023, arriti deri në 700 euro megavati”, është shprehur Çeku.