11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ish-ministri Buja tregon se si duhet të vepronte MAShT për librat, thotë se Qeveria goditi prindërit

- Advertisement -

Shtatori i këtij viti nuk do të fillojë me greva, por ekziston mundësia që të fillojë pa libra shkollorë për nxënësit. Me qeverisjen Kurti nuk do të ketë libra falas për nxënësit, por tani prindërit do të obligohen që vetë të ua blejnë librat fëmijëve të tyre e më pas ministria t’ua transferojë paratë.  Nga MAShT kanë treguar se janë duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë e kalimit të përgjegjësisë për blerjen e teksteve shkollore te prindërit sepse ka dështuar negocimi me shtëpitë botuese. Nuk ka mjaftuar me kaq. Nga ministria e Nagavcit kanë akuzuar shtëpitë private botuese për çmime të papërballueshme të teksteve shkollore, shkruan Periskopi.

Kjo gjë është kritikuar shumë si nga deputetë të opozitës po ashtu edhe nga shoqëria civile.

Në një intervistë për Periskopin ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja e ka kritikuar propozimin e ministers Nagavci për tekstet shkollore, duke e cilësuar si një goditje për prindërit.

‘Prej 2008 deri 2018 librat janë dhënë falë për të gjithë nxënësit e kategorisë së parë dhe të dytë prej klasës së pestë deri në klasën e nëntë dhe tash të iu vihet për barrë prindërve që kanë e s’kanë për të blerë libra  se kanë pasur shpresa që prej shtatorit nuk kanë gajle, nuk e kanë telashe kjo është diçka që i shqetëson shumë prej njerëzve dhe shumë prej prindërve që i kanë edhe një dy e tre fëmijë…”, tha Buja.

Sipas ish-ministrit të Arsimit, ministria ka mundur ta zgjidh këtë çështje duke filluar negociatat më herët me shtëpitë botuese e jo të lihen për muajin gusht.

“MAShT-i ka pasur zgjidhje tjetër dhe zgjidhja e vetme ka qenë ajo rruga që ka qenë që të bëhen negociatat më herët dhe jo të lihet për gusht për të negociuar me botuesit e librave. E kanë lënë në fund dhe tash nuk kanë tjetër zgjidhje dhe vjen tek forma më e keqe e mundshme që prindërit t’i blejnë e pastaj t’i rimbursojnë dhe kjo gjë është krejtësisht e parealizueshme dhe goditëse për prindërit. Unë nuk e di si e ka menduar Ministria e Arsimit, por është keq…”u shpreh ish-ministri.

Kujtojmë se Këshilli i Prindërve dhe SBAShK-ku nuk e kanë mirëpritur propozimin e Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore.

Nënkryetarin e këshillit të prindërve, Visar Islami tha se nëse jetësohet ideja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, do të ketë shumë probleme.

“Ajo nuk është vendim por është ide, ne si Këshill mendojmë  tjetër diçka dhe jo rimbursim që ta na shfaqë probleme. Do të jenë çmimet varet nga prodhuesit, çmime të ndryshme, ministria ka pas mundësi me i siguru tekstet, dhe metoda e kaluar ka qenë e mirë”, tha ai në Magazine.

Ndërsa sipas kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se ky vendim është i gabuar dhe  godet familjet e varfëra. Sipas tij për një nxënës vetëm librat do të kushtojnë rreth 70 euro.

“Çfarë do të kemi në fillimin e vitit shkollor, do të kemi nxënës në klasa pa tekste shkollore dhe çka është më keq, një pjesë e prindërve ndoshta do të kenë mundësi t’i blejnë tekstet, e fëmijët e tjerë do të rrinë kokulur sepse prindërit e tyre nuk kanë pasur mundësi t’ua blejnë”, ka theksuar Jasharaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit